Lufta në Ukrainë, Turqia mbyll kalimin e anijeve luftarake, bllokohen 4 anije ruse…

Turqia ka paralajmëruar vendet që lagen nga Detit të Zi ashtu edhe vendet e tjera, që të mos kalojnë anije luftarake nëpër ngushticat e saj të Bosforit dhe Dardaneleve, raporton Reuters.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu foli sot mbi vendimin, duke thënë: Ne zbatuam atë që thotë Montreux dhe do ta bëjmë tani e tutje. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për kalim nëpër ngushticat deri më sot.

Konventa e Montreux e vitit 1936, së cilës i referohet Cavusoglu, i lejon Turqisë të kufizojë tranzitin detar në ngushticat e saj gjatë kohës së luftës, megjithëse i lejon anijet luftarake të kthehen në bazat e tyre të regjistruara.

Të paktën katër anije ruse po prisnin vendimin e Turqisë për të kaluar nga Deti Mesdhe.