Lojtari shkodran pozitiv me Koronavirus… Alarmohet Super Liga

Dalja pozitiv me koronavirus e një lojtari të Bylisit, teksa dyshohet për shkodranin Eridon Qardaku, ka alarmuar shërbimin epidemiologjik në vend.

Nga të dhënat e para mësohet se sot do të kryhen teste për Covid-19 të gjithë pjestarëve të Bylisit për të kontrolluar nëse janë prekur të tjerë futbollistë apo zyrtarë të klubit.

Frika është për përhapjen e një vatre të re. Ndeshja Bylisi-Tirana, e parashikuar për nesër në orën 17:00 në Ballsh është seriozisht në dyshim. Pritet një vendim në orët në vijim.