Lleshi bën propozimin antishqiptar: Në zonat minoritare gjuha greke para asaj shqiptare!

Çështja e të drejtave të minoriteteve është nga më të nxehtat në Shqipëri, dhe deri më tani nuk bëhet asnjë përpjekje për qetësimin e situatës, por sa vjen edhe ashpërsohet.

Minoritetet, kërkojnë vazhdimisht njohjen e gjuhës së tyre nga shteti shqiptar, edhe pse vendi i tyre nuk e bën këtë për Shqipërinë.

Por mesa duket kërkesa e tyre do të plotësohet, dhe kjo falë ministit Sandër Lleshi. Ai, përmes një drafti, ka propozuar që në zonat ku minoritetet përbëjnë 20 % të popullsisë të lejohet përdorimi i gjuhë së tyre.

Sipas draftit, gjuha e minoriteteve do të përdoret në zyrat e pushtetit vendor dhe tabelat për emërimin e njësisë administrative.

Në draft thuhet:

Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakice kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullisisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe personave që i përkasin pakicës, bazuar në kërkesën e tyre.

Bravo Lleshi! Përveçse me gazlotsjellës dhe grushta, Lleshi po dhunon shqiptarët dhe me gjuhën e tyre./joq/