Lëvizje drejtorësh në Policinë e Shtetit!

Në Policinë e Shtetit, janë bërë disa lëvizje në postet e drejtorëve. Drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Paganika, është zëvendësuar nga Alfred Mara.

Në Fier është emëruar Drejtor Qarku Bledar Çeliku, ndërsa në Berat kjo detyrë i është besuar Neritan Nallbatit.

Po ashtu, janë ndërruar edhe drejtorët e Kufirit në Vlorë, Gjirokastër, Tiranë e Korçë. Drejtor i Kufirit në Korçë është emëruar Andin Marku, i cili më parë ishte në Fier.

Ndërsa ish-drejtori i Kufirit në Korçë, Arben Joca, emërohet në këtë post në Gjirokastër, ku largohet ish-kreu i mëparshëm Idajet Hoxha.

Gjithashtu, është larguar nga detyra edhe drejtori i Kufirit në Vlorë, Luan Hysenaj. Ndërsa në Drejtorinë e Kufirit në Tiranë emërohet Arben Ibro.