Leter e hapun, kandidatit për të drejtu Bashkinë Shkodër…

Nga Tedi Kopliku/ (anetar i kryesise se Pd)

Leter e hapun, kandidatit për të drejtu Bashkinë Shkodër.

I nderumi zotni Beci,

Letrën e hapur e lexova dhe kisha një përgjigje po t’hapun.

Misioni që keni ndërmarr asht nji mision ambicioz, sidomos kur bahet fjal për nji qytet si Shkodra, historia e t’cilës e ban t’pamujtun ngritjen në nivel të saj, të cilitdo që don me e përfaqsu. Bekimit t’Zotit, me t’gjitha cilsitë e kryeqendrave të civilizimeve ma t’mdhaja, i asht shtu edhe ai i banorve t’saj.

Drejtimi i nji qyteti që i ban nder tan Shqipnis asht nji mision fisnik per t’cilin do kisha dasht me ju përgzu por ju nuk ma jepni at mundsi per shkak të mjeteve dhe hileve që po përdorni.

Kam dëgju që keni një thes me pare t’cilin doni me e hap veç n’qoftse merrni drejtimin e ksaj bashkie. Flitet për nji shumë prej 170 milion eurosh, nji pjese të mire të së ciles doni me e hedh rreth kalasë. N’hymje t’Shkodrës. I kam pa me vëmendje projektet e juaja 3D. Ma shumë se Shkodër, ngjante me Lugomaren e Vlorës e Velieren e Durrsit. Pra, si projekt me e unifiku edhe Shkodrën me qytetet e tjera, simas vizionit të atij që keni ardh me përfaqsu. Na thonë që kta investime vijnë veç n’qoftse ne kena mençurinë me ju zgjedh ju. Kta kërcnime nga ai që përfaqsoni, ban që betoni n’3D, me na u duk si rrethim e ju si i dergumi i pushtusit, negociator i « kushteve t’dorzimit ».

Rrethimi, zotni Benet, asht koncept mesjetar. Nuk mundesh me i premtu shodranve që kan me u kthy « portë europiane » moderne me koncepte kaq t’dala mode. N’rastin ma t’mir, nuk i ke kuptu dhe nuk i njef qytetart të cilëve i drejtohesh. Teknika mesjetare ushtarake e rrethimit konsiston n’fitoren e t’drejtës me jetu, n’këmbim të së drejtës me ken i lirë. Shkodra, si thojn edhe ata që të mbshtesin, asht dashni sepse Shkodra para t’gjithave asht LIRI. Shkodra asht Shkodër se ka triumfu përballë çdo rrethimi, ndryshe nga çdo qytet tjeter. Kjo e ka farktu edhe karakterin e saj unik. Nën rrethim ajo ka prodhu kulture, art e humor, por asnjiher nënshtrim.
Perveç se nuk i kuptoni, ju nuk ndiheni si nji prej tyne. Nuk ndiheni shkodran. Kjo s’ka lidhje me djalektin që nuk keni apo lukun europian që ju karakterizon. Kjo madje ju afron edhe ma shumë me Shkodrën, e cila ka ken Europë pa ekzistu Europa. Ju nuk ndiheni shkodran sepse n’vend që me u ba zëdhans i rrethimit dhe manaxher i dorzimit, ju ishte dasht me i fol shpirtit rebel t’Shkodrës. Tu ndishit shkodran do e kuptoshit.

Do ju kisha than, po t’mos ishte leter e hapun, që Shkodra të dhjet në rrethim, por s’gjej fjal ma t’pershtatshme për nji letër t’hapun prandaj spo ju a them.

Kto teknikat me beton e lmosh n’këmbim t’lirisë i kan refuzu edhe kur regjimi t’vritte. Edhe at’herë na ndërtoshin Komitetin e Partisë, Turizmin apo Shpin e Oficerave, si ato projektet e juaja 3D. Sot regjimi asht i eger, por prap ma i but se dje. Nuk te vret, thjesht të shtyn me lan vendin për me ja liru atyne që as e njofin e as e ndjejnë.

Ndër të tjera, jeni i pabesushëm. N’qoftse qeveria që ju përfaqsoni kishte ba gjithçka që asht n’kompetencat e saj (s’di a i ka mbet gja tjetër jasht kompetencave) dhe i kishte mbet pengesë veç drejtimi i Bashkisë Shkodër për me përmbyll projektet, ju a kisha dhan voten me sy mbyll. Përveç ksaj, nuk asht von me korigju gabimet e atyne që përfaqsoni, me nji propozim, përshembull, me i kthy edhe nji herë Shkodrës ata drejtorit rajonale apo Gjykaten e Apelit. Por nuk ju kam ndi n’asnji rresht tu i permend. Ndoshta nuk e dini, por Shkodra ka ken qendër administrative e ka pas gjykata qysh n’kohën e Mbretnesh Teuts.

Edhe kto fletë-rrufet që i çoni administratës së bashkisë duke i kërku t’mos përfshihen në fushatë, ndërkohë që keni krejt administratën e shtetit mas vedit, në filozofinë e rrethimit bajn pjes. Në ato që ju i quni letra t’hapuna ka veç nji mesazh : “m’leni t’futem, ndaçi me ju konsideru specialista dhe me vazhdu me marr rrogen”. T’isha n’vendin tuj n’vend qe t’sfidosha punojsit e Bashkis, do sfidoja kandidatin qe keni përballë, Kryetarin e saj.

Ai veç n’nji vit i ktheu Shkodrës shume nga gjanat qe kan lind n’Shkodër e që veç aty nuk gjindeshin ma. Ju si njeriu i thesit, at që ai ka ba për nji vit kishit mujt me e çu përpara. Kthimin e Simfonisë së Shkodrës mas 32 vjetsh ti me e çu ma larg po thojm, me ba edhe Teatrin e Operas dhe Baletit e me e kthy Shkodrën n’qendër kulturore si i ka hije. Përball ke nji kandidat që mas 6 marsit ka zhvesh kostumin e politikanit dhe ka hi nen lkuren e shkodranit, tu i dhan jetë qytetit e tu tregu ambicie per kthimin e tij n’qender rajonale.

Perball programit t’tij me kam n’tok nuk i kishe shit andrra n’beze shkodranve me ura e peme qe mbijn n’uj, por t’i ofroshe nje vizion tjeter për Shkodrën. Nuk e keni ba sepse as nuk e njifni Shkodren, as nuk ndiheni pjes e saj. Nuk guxoj me ju than që as nuk e doni, sepse edhe e panjoftuna mund të terheqë, por tu pa kampin që keni zgjedh, kam dyshime.

Për me e mbyll zotni Benet, oferta mesjetare e rrethimit nuk pin uje n’Shkodër.

Shkodrën nuk e bajn Europë as betoni që doni me vu rreth kalasë, as pozitiviteti që ju mendoni që keni zbulu aty (sinonim i moskokçarjes n’diskursin tuj). Shkodrën e ban Europë e dashni LIRIA që ka zgjedh gjithmon. Nanës së triumfit ndaj rrethimeve nuk mundeni me i premtu europianizim nëpërmjet mekanizmash mesjetar.

Shkodra e ka pagu shtrejt rezistencën ndaj nënshtrimit, por si për çdo luftar lirie asht çmimi që duhet me pagu për forcën që ka. LIRIA madje asht vetë forca dhe identiteti i saj.

Me përgjegjshmëri, një qytetar shkodran.