LAJM I FUNDIT/ Lëshonin vërtetime abuzive, shoqërohen disa punonjës të Sigurimeve Shoqërore

Janë shoqëruar në policinë e Tiranës disa punonjës së Sigurimeve Shoqërore.

Lajmin e bën të ditur për “BalkanWeb” gazetarja Dorjana Bezat.

Referuar burimeve policore mësohet se këta punonjës lëshonin libreza shëndetësore me qëllim punësimin, por në mënyrë abuzive.

Bëhet fjalë për një operacion në vijim e sipër, veprimet për të cilin po kryhen nga SPAK.