Kullat i “qepen” bregdetit, priten grataçela në Velipojë, Qerret, Golem e Sarandë…

Shpërndaje

Katër mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë marrë në shqyrtim disa qindra kërkesa për leje ndërtimi e zhvillimi ku përfshihen projekte turizmi, rezidencialë, infrastrukturë publike, ndërhyrje në energji dhe transport. Në mbledhjen e datës 30 mars 2026 bie në sy një kërkesë për shtyje leje ndërtimi të Inceneratorit të Tiranës. Projekti që mbart pas vetes dosje të tëra hetimore, vijon të mbetet ende në fazën e tij të parë pavarësisht qindra milionë eurove që kanë shkuar drejt këtyre projekteve në vend.

Konkretisht vendimi i KKTU specifikon “Leje për shtyrje afati të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese, Faza 1”, me vendndodhje në bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k.”.

Kërkesat e subjekteve në Shëngjin janë për ndërtime 17 kate apo dhe 27 kate teksa në zonën e Golemit janë një seri ndërtimesh “24 kate mbi tokë, objekt aparthotel dhe shërbimi 8, 11, 16 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”. E njëjta situatë është dhe në Vlorë.

Në mbledhjen e datës 17 prill në listë bien në sy disa leje për ndërtime në Tiranë kryesisht me funksion banimi, të cilat nisin nga pak kate e deri në 45 kate ndërkohë nuk mungojnë as kullat si “Hotel 36 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë”, “Struktura polifunksionale, hotelerie dhe banimi me 18 kate mbi tokë dhe me 1 kat nëntokë me pishina”, me vendodhje në Velipojë.

Po kështu bie në sy leja për një stukturë brand name që do të ndërtohet brenda një prej subjekteve që ka marrë statusin e investimit strategji. Bëhet fjalë për Resort Turistik “Grand Hayatt Palase” me objekt hotelerie, casino dhe shërbime, me 1-7 kate mbi tokë dhe 2-8 kate nëntokë, me vendndodhje Bashkia Himarë .

Në mbledhjen tjetër të datës 24 prill dhe atë të 29 prill bien në sy kërkesa për leje për ndërtimeë shumëkatëshe në Tiranë por edhe në rajone të tjera si Fushë Krujë teksa kryeson bregdeti siç është objekt rezidencial dhe hoteleri me 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë./ Monitor 

Shpërndaje