Kryebashkiaku Spahia uron fitoren e së djathtës në Itali…

Fitore historike e koalicionit të djathtë në Itali. Urimet më të mira për Georgia Meloni, Silvio Berlusconi, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi

Italia është një vend mik, ku komuniteti shqiptar luan një rol të rëndësishëm prej 30 vitesh, e ku me çdo qeveri ne kemi patur bashkëpunime të shkëlqyera që kanë qënë mbështetje e madhe në rrugën drejt integrimit europian, forcimit të demokracisë, luftës ndaj krimit dhe korrupsionit.

Duke i uruar suksese qeverisë së re, jam i bindur se ky partneritet strategjik do të vijojë dhe lidhjet tona do të forcohen edhe më shumë, sepse historia na ka dëshmuar që Italia mbetet një aleate e mike e përhershme e Shqipërisë.