Kryebashkiakja Ademi pret mendimtarin Islam nga Damasku, Dr. Salahudin Keftaro…

Kënaqësi e veçantë të takohem dhe bashkëbisedoj me Dr. Salahudin Keftaro, një personalitet i niveleve të larta, mendimtar islam i shquar në rang botëror, nxitës dhe përhapës i dialogut ndërfetar, drejtor i Fondacionit Arsimor e Bamirës “Shejkh Ahmed Keftaro”

I shoqëruar nga Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, me Dr. Keftaro bashkëndamë shumë opinione për zhvillimet aktuale, për Shkodrën si shembull i shkëlqyer i bashkëjetesës, harmonisë fetare, i njerëzve të punës dhe i vlerave të gjithanshme”, shkruan Kryebashkiakja Ademi.