Krîmîneli më i frîkshëm sipas Artan Hoxhës: Kur kalonte qafën e malit nuk gjente rehat as Nano e as Berisha

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për bandën më të dhunshme dhe personazhin më të frikshëm të botës së krimit sipas tij. Hoxha u shpreh, se banda e rrugës së Kavajës ka shkaktuar 23 të vrarë dhe ka qenë shkollë për bandat e kryeqytetit.

“Banda e rrugës së kavajës ka shkaktuar 23 të vrarë kanë qenë shkollë për bandat e kryeqytetit”, tha Hoxha.

Përsa i përket personazhit më të frikshëm, Hoxha tha se ka qenë Fatmir Haklaj. Sipas Hoxhës, Haklaj ishte personazhi me më ndikim dhe u bë oficer policie nga halli. Gazetari ka shtuar, se kur Fatmir Haklaj kalonte qafën e malit, nuk gjenin rehat as ish-kryeministrat Fatos Nano dhe as Sali Berisha

“Personazhi më i frikshëm, më kureshtar për opinionin ngelet Fatmir Haklaj dhe ngjarjet që la ai mbrapa. Nga janari 98 deri në vitin 2007-2008 atje ka pasur 152 të vrarë. Aty u zgjerua gama dhe duket sikur s’ka asnjë lidhje të afërt. Fatmir Haklaj është personazhi me më ndikim. Ai u bë oficer nga halli. Kjo është karakteristikë e grupeve shqiptare, ata që vijnë nga lufta që kanë karakter ushtarak. Fatmiri nuk ishte polic, nga reputacioni. Atentat me mina, u minua 300-400 metra linearë nga fshati Cërrizë te ura e Valbonës,  për sulme me snajper me armë kundër tanke me topa 85 atje është përdorur gjith arsenali që ekziston. Ishte gjithë ai armatim që kalonte, prandaj Tropoja u bë aq e rëndësishme. E veçantë ishte ngjarja me bankën dhe vrasja e Azem Hajdarit. Kur kalonte qafën e malit Fatmir Haklaj nuk gjente rehat as Nano e as Berisha”, vijoi Hoxha./dosja.al/