KPK përjashtoi nga drejtësia për 15 vite, prokuroren e Shkodrës, Esmeralda Ndoci…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë sot procesit e rivlerësimit për prokuroren e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, Esmeralda Ndoci, si dhe i ka ndaluar emërimin për një periudhë 15-vjeçare në sistemin e drejtësisë.

Paraprakisht Komisioni i Pavarur i Kualifikimit parashtroi se dorëheqja e Esmeralda Ndocit detyronte zbatimin e përjashtimit 15-vjeçarë, por përmes avokates Antoneta Sevdari ish-prokurorja pretendoi  se vonesat e KPK-së e shtyn drejt dorëheqjes.

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pina, Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi pasi analizoi provat dhe faktet vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për prokuroren Esmeralda Ndoci, si dhe i ka ndaluar emërimin për një periudhë 15-vjeçare në sistemin e drejtësisë.

Esmeralda Ndoci përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe u emërua në Prokurorinë e Rrethit të Shkodrës, ku vazhdon ta kryejë funksionin.