Koronavirusi infekton 5 efektivë të tjerë në komisariatin e Kukësit

Rritet numri i të infektuarve në radhët e policisë së Kukësit.

Janë konfirmuar edhe 5 policë të tjerë pozitiv me covid-19.

Kështu numri i të infektuarve nga radhët e uniformave blu shkon në 6 raste vetëm në komisariatin e qytetit të Kukësit.

Gjithsej Kukësi ka regjistruar 17 raste me koronavirus.