Konfirmohen 4 raste të reja me koronavirus në Shkodër

Në vend ka shpërthyer një valë e papritur infeksionesh. Diten e sotme në Shkodër janë konfirmuar 4 raste të reja me koronavirus.

Mësohet se të infektuarit e rinj janë familjarë të rasteve të mëparshme.

Ditën e djeshme në Shkodër u shënuan 9 raste, ndërsa në të gjithë vendin u arrit rekordi. ISHP njoftoi dje 42 raste të konfirmuara, numri më i lartë ky që nga fillimi i pandemisë.