Kërcënohet Kristjan Dukaj: Njoftohet Ambsada e Shqipërisë në Mal të Zi…

Shpërndaje

Ish-zëdhënësi i Komunës së Tuzit, Kristjan Dukaj, ka deklaruar se është përballur me një incident në qendër të Tuzit, ku, sipas tij, një punonjës i Entit për Punësim e ka fyer, kërcënuar dhe e ka ftuar në përballje fizike.

Ai theksoi se rasti nuk është i pari i këtij lloji dhe se të njëjtit person i kishte bërë kërcënime edhe më herët. Sipas Dukajt, rasti është raportuar në polici dhe ai ka dhënë deklaratë lidhur me ngjarjen.

Nga ana tjetër, Enti për Punësim i Malit të Zi ka hedhur poshtë këto pretendime, duke deklaruar se bëhet fjalë për një incident privat që nuk ka lidhje me institucionin dhe se nuk ka ndodhur gjatë orarit apo në vendin e punës.

Në mbështetje të Kristjan Dukajt kanë reaguar edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar, si dhe disa politikanë nga Mali i Zi, duke kërkuar që rasti të hetohet dhe të zbardhen të gjitha rrethanat.

Dukaj gjithashtu ka njoftuar Ambasadën e Shqipërisë në Mal të Zi për rastin në fjalë.

Shpërndaje