Katër në terapi intensive, si është gjendja e 15 pacientëve të shtruar te Infektivi

Nëntë raste të reja më koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, duke e çuar në 998 numrin e të prekurve në total.

Rastet e reja ishin:  5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Ndërsa gjatë orëve të fundit janë  shëruar 6 qytetarë.

Përfaqësuesja e Instituti të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi, raportoi se pavarësisht se ka pasur pacientë që kanë lënë spitalin infektiv të shëruar, aktualisht po trajtohen 15 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Ndërkohë, në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

iranë 60
Durrës 53
Krujë 27
Shkodër 11

Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1

Mirditë 1
Korçë 1