“Katastrofat nuk njohin kufinj”, Prefekti i Shkodrës pjesë e konferences rajonale në Podgoricë

Në kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufinj”, në qytetin e Podgoricës, Mal i Zi, po zhvillohet konferenca rajonale me temë “Reduktimi i Rreziqeve Natyrore dhe Rëndësia e Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe Rajonal”.

Në emër të institucioneve partnere pjesmarrëse në këte konferencë, Prefekti i Qarkut Shkoder, Z.Çesk Millja, falenderoi organizatorët e kësaj konference për mundësinë e dhënë dhe mikëpritjen, duke theksuar rëndësinë e implementimit të projektit, i cili tashme falë aktiviteteve të zhvilluara ka dhënë frytet e veta, në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe atyre infrastrukturore duke rritur ndjeshëm njëkohësisht bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet shteteve fqinje./RealitetiPost/