
Regjisori dhe gazetari Kastriot Çipi thotë se çdo ditë që kalon demaskon rëndë Perëndimin për standardin e tij të dyfishtë me situatën në Rripin e Gazës, ai deklaroi se atë që po i bën Izraeli popullatës në Gaza, as serbët nuk ia bën shqiptarëve.
Kjo që po ndodh është e paprecedentë, por as e kam imagjinuar ndonjëherë që mund të ndodhë në shekullin e 21, gati dy vjet masakra të përditshme ndaj një popullsie civile të paarmatosur, të pushtuar. Që do të thotë që është detyrim i Izraelit të kujdeset për ta, por nuk ka reagim nga bota, ka vetëm, retorika. Me Perëndimin kam parasysh Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Kanadanë kryesisht. Vendimi për të njohur Palestinën si shtet, në një kohë që Palestina për punë muajsh nuk ekziston më, është një pesë me hiç. Këto vende duhet të bënin një embargo totale ndaj Izraelit, jo vetëm të armëve.
Një farë niveli kritike ndaj Izraelit shoh në Slloveni, Spanjë dhe në Irlandë, këto tre vende spikasin me qëndrimin e tyre parimore. Unë vazhdoj të ngul këmbë që nëse nuk e lejon atë popullatë të ketë tregti, lëvizje të lirë të njerëzve, nuk e lejon të ketë monedhë, i kontrollon gjendjen civile. Gaza përpara fillimit të kësaj që quhet luftë por që për mua është masakër, gjenocid dhe spastrim etnik, përpara kësaj ka qenë kamp përqendrimi. Pjesa tjetër e Bregut Perëndimor, është e getoizuar, e populluar nga gjysmë milioni izraelitë në mënyrë të paligjshme, nga kriminelë të armatosur.
Unë nuk di raste konfliktesh të tilla në historinë e botës, që popullata civile shtrihet barkas në rrugë dhe bllokon kamionët e ndihmës humanitare siç e bëjnë izraelitët. Sa e sa skena ke parë civilësh dhe protestuesish “paqësorë” izraelitë që bllokojnë kamionët izraelitë për të hyrë në Gaza.
Cili popull e ka bërë këtë? E kanë bërë serbët, të ndalojnë shqiptarët të hanë një krodhe bukë, që mos të vdesin nga uria të gjithë bashkë atje ku janë të grumbulluar. E kanë bërë gjermanët? As nazistët! Ndihmat humanitare i kanë bllokuar ata “paqësorët”. Një fëmijë që ka vdekur brenda në shtëpi, ka vdekur si pasojë e direktivës Hanibal të ushtrisë së Izraelit që ka përdorur tanke për të vrarë pengjet dhe pengmarrësit brenda në banesë. E ka pranuar ushtria e Izraelit që ka qëlluar me tank një banesë.




