“Kanë nisur denoncime”, çfarë paralajmëron autori i “Piranjave”: Na prisni tek qendrat e masazheve…

TIRANË – Autori i emisioni “Piranjat”, Taulant Kopliku, ka folur sot për vështirësitë por edhe për suksesin e këtij formati.

Kopliku ka treguar se në fillim ka pasur vështirësitë e veta, por emisioni ka pasur impakt shumë të madh tek publiku.

Duke u ndalur tek kamerat e fshehta, Koplioku shpjegoi se ka pasur mjaftë reagime edhe negative që kanë kërkuar që të mos dalë video.

“Kemi kamerën e fshehtë më pas. Kemi sjellë një format që funksionon si një film si narracion. Kemi bërë një pakt se nëse viktima dyshon dhe e deklaron aty mbyllet për ne dhe dështon. Pra nuk funksion dhe nuk bëhen kamerat me marrëveshje. Ne kemi problemin e moskuptimit nga vetë personat. Kemi pasur mos kuptim. Në një moment ata para kameras buzëqeshin por më pas fillojnë mesazhet.”

“Ka pasur reagime edhe agresive verbalisht. Është problem edhe për shoqërinë tonë. Se personat publik dhe në sektor të tjerë duhet të tregohen si ato që janë. Ka një problem se ato refuzojnë. Pra nuk janë ata që ne jemi mësuar t’i shohim. Në Itali nuk kemi pasur problem. Se ata nuk shtiren kurse këtu shtiren”. tha Kopliku.

Ndërkohë gazetari Kopliku u shpreh se në emisionin “Piranjat” kanë nisur denoncime të shumta, që nga pedofilia e deri tek konfliktet e pronave.

“Kanë nisur denoncimet. Kemi patur dhe vijojnë pafund mesazhe për ktë pjesën e pedofilëve. Persona që denoncojnë.. personat që u dërgojnë tekste dhe foto të papranueshme. Po punojmë me disa raste. Nuk është se do e vëmë në parësor por janë rrezik aktiv. Ka pasur edhe denoncime të tjera. Edhe problematika të tjera. Kjo është një ndihmë e madhe. “

“Denoncime të tjera janë konflikte pronësie. Janë gjëja pothuajse më e pazgjidhshme.”

Për puntatën e radhës, që do të transmetohet të martën e ardhshme në ABC dhe T7, Kopliku zbuloi se do na presin surpriza. Ai shtoi se një nga temat e trajtuara janë ato që ndodhin në qendrat e masazheve.

“Na prisni në qendrat e masazhit” tha Taulant Koplikaj. /abcnews.al