Kandidatia e PS Jona Leqejza dhe Paulin Sterkaj takim me ish-ushtarakët e Rajonit 5 të Shkodrës…

“Së bashku me deputetin Z. Sterkaj, isha e nderuar të takoja ish-ushtarakët e Rajonit 5 të Shkodrës.

Ishte për mu një kënaqësi me bisedu me to, pata mundësinë me marr këshilla të vyera për si organizohet puna, sidomos ajo në grup.

Për çdonjërin prej zotërinjve që më shprehu kritika u thashë me bindje që ato duhet të mos shmangen e të jenë gjithmonë prezent mes nesh, sepse sidomos ne të rinjtë mund të mesojmë shumë nga kultura e tyre e punës dhe disiplinës.

Kjo është pikërisht një nga shtresat e cila duhet të vlerësohet në prizmin e barazisë sociale, sepse tashmë në pension ato nuk kanë kohë të rekuperojnë vitet të cilat kanë qënë në shërbim të kauzave e komunitetit! Pikërisht për këtë, jam e lumtur dhe isha faqebardhë që është mbajtur premtimi për rritjen e pensioneve për këtë kategori, dhe më gjërë”, shkruan Jona Leqejza ne facebook.

May be an image of 1 person dhe ambiente të jashtme
May be an image of 2 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme
May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme
May be an image of 1 person dhe ambiente të jashtme