Jo vetëm leje ditore tashmë edhe leje javore, ja kush mund ta marrë

Duke nisur nga java e ardhshme të gjithë ata persona që janë në punë dhe nuk u është ndërprerë procesi për shkak të masave të reja kundër Covid-19, do të lejohen të marrin një leje javore për të përdorur makinën e tyre.

Sipas Ramës të gjithë ata që do të marrin makinën në punë në rast nevoje mund të marrin vetëm një person po nga puna që është edhe vetë, megjithatë ky person duhet të jetë i ulur në pjesën e pasme të makinës. Autorizimi sipas Ramës mund të merret në e- albania.

“Javën e ardhshme do të mund të merret njësoj si për këmbësorët një autorizim javor për të gjithë ata që janë në punët e lejuara.

Dhe automjeti do të mund të lëvizë për vajtje ardhje në punë me vetëm një njeri brenda. Në sendijen e pasme diagonal i cili mund të jetë vetëm një koleg në të njejtin vend pune.

Kush merr lejen duhet ta lexojë mirë pasojën penale që vjen nga shkelja e mundshme dhe duke mësuar nga eksperienca e mëparshme ne do të bëjmë që nesër, mbase që sot [pasdite një test dhe do të provojmë mirë funksionimin e këtij instrumenti që i jep fund një faze aplikimesh në policinë e shtetit me email ku sigurisht edhe për shkak të shtrengesave ka pasur masivisht refuzime, brenda atyre refuzimeve ka pasur edhe raste që u kanë kushtuar dhimbje koke.”