Jetesa në fshatin Zogaj, banorët ankohen për oraret dhe çmimin e biletës së urbanit…

Fshati Zogaj, vetëm në hartë ka mbetur lagje e qytetit, pasi në çdo aspekt tjetër në marrjen e shërbimeve është e lënë pas dore. Banorët shprehin shqetësimin e urbanit i cili herë vjen e herë jo duke mos patur orare fikse. Kjo ka sjellë anomali edhe për nxënësit e shkollës dhe arsimtarët të cilët në jo pak raste kanë mbetur pa mësim.

Sikur të mos mjaftonte mungesa e urbanit, në ato pak herë që ai vjen në Zogaj ka ndryshuar edhe çmimin e biletës. Nga 500 lekë çmimi tashmë është një mijë lekë. Për banorët e zonës kjo është e patolerueshme.

Për çdo fëmijë apo arsimtar për të shkuar në shkollë vetëm biletë urbani duhet 2 mijë lekë në ditë. Banorët thonë se ka familje që kanë 2-3 fëmijë në shkollë, duke e bërë të pamundur përballimin e kostove. Ata kërkojnë ndërhyrje emergjente nga ana e pushtetit vendor në të kundërt do të zhvillojnë protesta duke bojkotuar edhe proçesin mësimor si nxënësit ashtu edhe mësuesit.