Jashtë kushteve higjenike, AKU bllokon tregun e fruta perimeve në Zdrale…

AKU Shkodër ka bllokuar shitjen e fruta perimeve në qendër të tregut Zdrale. Kjo masë ka ardhur si pasoje sepse ky treg ndodhet jashtë çdo kushti higjenik, pasi fare pranë tesgave ndodhen koshat e mbeturinave.

RealitetiPost meson se kjo masë do të jetë në fuqi deri në momentin që do të plotësohen të gjitha kushtet higjenike për tregtim.