“Jam kërcënuar me vdekje”/Ahmetaj: Rama, kreu i një organizate mafioze, Balluku…

Shpërndaje

Në një intervistë ekskluzive në “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, të cilin ai e cilësoi si “kreu i një organizate kriminale”.

“Në raport me mua dhe me familjen kanë ndryshuar shumë gjëra ashtu siç ka ndryshuar edhe në realitetin shqiptar, në qarkun e një viti. Ka vazhduar genocidi i thellë, i mirëorganizuar ndaj familjes time. Unë jua kam shpjeguar dhe juve, jashtë kamerave, po edhe përpara kamerave. E kam thënë, që mënyra se si është vepruar me mua dhe me familjen time është e paprecedent në 30 vite.

Praktikisht, e kam thënë në vitin 2023 në shkurt, që ka një strukturë, gjysmë-mafioze, e cila ndër vite, është vërtetuar që është një strukturë mafioze, e përbërë nga kreu i organizatës, nga instrumentet e tij, që nga “plaçkitësja”, Erioni, apo dhe persona shumë afër, në të njëjtën godinë në zyrës së kryeministrit.

Po. Dhe një person, nivel i lartë administrativ, afër zyrës së kryeministrit, në të njëjtën godinë me zyrën e tij. Do t’i vijmë më pas edhe me emër. Jashtë strukturave qeveritare kemi krimin e organizuar, kemi media të financuara nga qeveria” – tha ish-zv.kryeministri.

Gjatë intervistës së tij të katërt, Ahmetaj u shpreh se, kanë tentuar inskenimin e rrëmbimit të tij për ta sjellë dhe burgosur në Tiranë, ku sipas tij, nuk do të dilte më i gjallë.

“Një pyetje e kam unë për zotin Dumani. Zoti Dumani e ka dëgjuar që fëmija im ka qenë nën kërcënim për rrëmbim? Unë e kam deklaruar, kam nxjerrë edhe aktin noterial të personit përgjegjës. A ka marrë ndonjëherë, meqë ka dashur indicie, a ka marrë ndonjëherë ndonjë mundim të pyesë?

Unë i kam kërkuar kamerat e liqenit policisë, e liqenit artificial. I kam kërkuar kamerat, nuk m’i dha. Ja kam kërkuar edhe kompanisë private. Kishte frikë t’i më jepte për t’i identifikuar unë vetë personat. Lëre mua, te Rotondo e Nobis, aty ku jetoja me qira, më kanë kërcënuar direkt. Domethënë, pavarësisht personit, jemi duke folur për një ish-ministër, për një ish-zëvendëskryeministër.

Gjatë këtij viti ka shumë të reja. Ka një informacion shumë real nga burime shërbimesh për një tentativë për sekuestrim ilegal personi dhe këtu autoritetet janë të informuara dhe të njoftuara.

Pra, ka pasur një plan brenda grupit kriminal që unë kam përmendur më lart, që e kanë diskutuar, deri në eliminim fizik. Patjetër, se ka qenë plani që në momentin një. Për sekuestrim ilegal personi nga këtu me demek unë kisha kaluar kufirin, pas kisha kaluar kufirin ilegalisht në Itali, në Itali do më kishte kapur karabinieria dhe mua do më çonin tek Altin Dumani për të mos dalë më i gjallë nga burgu.

Sigurisht që kanë hequr dorë për tre arsye, tre arsyet s’janë të rëndësisë, të rëndësishme për shqiptarët. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Po, kjo nuk vlen për shqiptarët, kjo ka të bëjë me mua.

Do vijë koha patjetër, do vijë koha që edhe detajet do dalin në shesh për të gjitha këto. Janë tentuar të përdoren të gjitha format mafioze, kriminale kundër meje dhe kundër familjes time. Zoti Peka, është tentuar rrëmbimi i fëmijës tim kur ka qenë 1 vjeç e gjysmë. 1 vjeç e gjysmë.

E kam deklaruar. Altin Dumani ka marrë ndonjë hap? Ndonjë hap ka marrë? Në raport me mua apo ishte pjesë e urdhrit politik që unë të shkoja në burg dhe mos dilja i gjallë. E kam thënë në intervistën para një viti. Kam dyshime serioze që ka qenë plan eliminimi fizik, arrestimi im pa asnjë provë dhe pa asnjë rrezik për asgjë, për asgjë, për t’u eliminuar fizikisht” – tha Ahmetaj.

Shpërndaje