Ja cilat janë bizneset që do të qëndrojnë më gjatë mbyllur

Pas masave të para të lirimit këtë të hënë, u njoftua dhe  hapi i dytë që pritet të ndërmerret për hapjen e vendit dhe kryesisht për aktivitetin e biznesit. Është fjala për një kategori të dytë biznesesh që janë njoftuar se do të happen në datën 27 Prill dhe kryesisht janë të lidhura në aktivitetet e tregtimit me pakicë, në fushën e veshjeve, tekstileve, mobilerisë, ndriçimit, apo edhe lëvizja me taksi për një person të vetëm.

Megjithatë ka nje ttjetër kategori biznesesh që duhet të presin të fundit për t’u hapur dhe që sikurse është bërë me dije edhe më parë, bëjnë pjesë në bizneset me rrezikshmëri të lartë. E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cilat janë bizneset që do harrohen për një kohë të gjatë, në një lidhje në emisionin Opinion, Ministrja Ogerta Manastirliu tha: “Qendrat tregtare, qendrat estetike, parukeritë, institucionet arsimore, klinikat dentare. Edhe baret dhe restorantet kategorizohen me rrezishmëri të lartë, por ne kemi lejuar shërbimin delivery”.

Kujtojmë se në të njëjtën rrezikshmëri të lartë janë klasifikuar edhe qendrat e argëtimit, qendrat për fëmijë, palestrat dhe aktivitete të tilla të ngjashme./Opinion.al