“Izolohet” Shkodra, ndalohet kalimi në Urën e Bahçallëkut për shkak të motit të keq…

Duket se Shkodra është izoluar për shkak të motit të Keq.

Ura e Bahçallëkut është bllokuar tërësisht për qarkullimin e makinave pak minuta më parë

Kështu, hyrja dhe dalja për në Shkodër nga kjo anë e qytetit behet nga rruga e vjetër Mjede-Vau Dejës.

Ndërkohë pak më herët ditën e sotme ujërat e Drinit morën me vete edhe urën e vjetër të Bahçallëkut, duke shembur kështu një urë simbol në Shkodër.