Italia sekuestron veshje mjekësore të nisura nga Shqipëria drejt Veronës…

Shqipëria ka hyrë në listën e atyre vendeve që në në emergjencën e pandemisë e shtimit të kërkesës për produkte sanitare për mbrojtje profesionale e personale, falsifikojnë markën e garancisë CE (Komuniteti Europian) për qëllime përfitimi.

Autoritetet doganore italiane kanë sekuestruar në portin e Ankonës materiale sanitare të prodhuara në Shqipëri me markë të falsifikuar CE (Comunitetit Europian).

Materialet sanitare monouso (njëpërdorimëshe) po transportoehshin me një automjet tip TIR i nisur nga Durrësi me destiancion një sipërmarrës blerës në territorin e provincë së Veronës.

Janë sekuestruar gjithsej 12 300 produkte sanitare me markën e falsifikuar CE që është garanci e repsektimit të normativave europiane në cilësi e në sigurinë e produktit. Janë sekuestruar 23000 këmisha mjekësore e 10 000  kapele sanitare.

Autoritetet doganore kanë verifikuar se si produktet ashtu dhe dokumentacioni bashakngjitës kanë falsifikuar markën për produktet industriale e janë vënë nën sekuestro.