Ish-drejtori i Arkivës ZBULON shifrat: Ja sa informatorë të Sigurimit ka pasur në çdo qytet, kryeson Shkodra…

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka zbuluar se në korrik të vitit 1990, ishin 6941 persona të regjistruar si informatorë të Sigurimit të Shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë një përmbledhje në rang rrethi, duke zbuluar se Shkodra ishte rrethi me më shumë informatorë të regjistruar, plot 752, e ndjekur nga Tirana me 625 informatorë.

Theksojmë se së fundmi informatorët e Ish-Sigurimit janë kthyer ne qendër të vëmendjes, pas raportimeve se një shtetas me inicialet I.M ishte pjesë e tyre dhe dyshohet se bëhej fjalë për ish- presidentin Ilir Meta.

Postimi i plotë i Dervishit:

Numri i informatorëve të Sigurimit (gjithsej 6941 persona) sipas rretheve, në korrik 1990:

Berat: 213

Mat: 154

Durrës: 495

Elbasan: 352

Kolonjë: 119

Fier: 349

Gramsh: 89

Gjirokastër: 277

Korçë: 537

Krujë: 181

Kukës: 336

Lezhë: 140

Librazhd: 150

Lushnje: 230

Dibër: 311

Përmet: 117

Pogradec: 136

Pukë: 106

Mirditë: 178

Sarandë: 366

Skrapar: 70

Shkodër: 752

Tepelenë: 74

Tiranë: 625

Tropojë: 175

Vlorë: 335

Dega e 2-të (për ambasadat): 74