
Italiani Davide Pecorelli është liruar në sallën e gjykatës, pasi u akuzua se kishte inskenuar vdekjen e tij.
Gjykata e Apelit në Tiranë e deklaroi të pafajshëm për veprën penale të mashtrimit, nen 143/3 të Kodit Penal.
Akuzën për shkatërrim prone me zjarr me pasoja të rënda, nen 151/2 të Kodit Penal, e ndryshoi në shkatërrim prone me zjarr, nen 151/1 të Kodit Penal, për të cilën Pecorelli u dënua me 8 muaj burgim.
Ai u deklarua gjithashtu fajtor për veprën penale “Dhunim varresh”, nen 118 të Kodit Penal, duke marrë 8 muaj burgim.
Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 të Kodit Penal, dënimi përfundimtar ishte 14 muaj burgim. Me përfitimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul 1/3 dhe përfundoi në 9.6 muaj burgim.
Duke marrë parasysh periudhën e paraburgimit në Itali dhe Shqipëri, gjykata konsideroi dënimin të vuajtur dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.




