
njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë ndaluar shtetasin Prek Molla, 60 vjeç, banues në , ndërsa kanë shpallur në kërkim pesë persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në një konflikt të ndodhur një ditë më parë në këtë zonë.
Në kërkim janë shpallur shtetasit L. K., 40 vjeç, banues në Torrovicë; M. K., 33 vjeç, banues në Malecaj; D. Sh., 20 vjeç, banues në Gomsiqe; A. M., 30 vjeç, banues në Rrjollë dhe N. K., 35 vjeç, banues në Malecaj.
Sipas policisë, këta shtetas dyshohen se kanë goditur një punonjës të kompanisë , shtetasin L. A., 22 vjeç, banues në . Po ashtu, ata akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës një efektive policie të Komisariatit të Shkodrës, shtetasen V. C., 30 vjeçe, banuese në .
Në vijim të veprimeve, policia bën me dije se të dyshuarit, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë nxitur akte dhune duke dëmtuar mjete pune të kompanisë, përfshirë një ekskavator dhe një automjet tip fuoristradë, të cilëve u janë thyer xhamat.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.




