IKMT rikthehet në Theth dhe Bogë, priten prishje të tjera…

Shpërndaje

IKMT ka nisur këtë të hënë një aksion në Bogë dhe Theth, duke ndërhyrë për prishjen e ndërtimeve pa leje në këto zona turistike.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për rreth 5 objekte të ndërtuara kohët e fundit, por lista pritet të zgjerohet pasi paralelisht po zhvillohet një verifikim më i gjerë i territorit. Në muajt e fundit është vënë re një shtim i ndjeshëm i ndërtimeve, veçanërisht i bujtinave dhe shtëpive alpine për turistët.

Ky operacion vjen në vazhdën e një aksioni të ngjashëm të ndërmarrë një vit më parë, gjithashtu gjatë sezonit turistik, i cili u shoqërua me kundërshtime nga banorët dhe pronarët e bujtinave.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se ndërhyrje të ngjashme pritet të shtrihen edhe në zona të tjera turistike si Lumi i Shalës dhe Koman.

Shpërndaje