IGJEO: Priten reshje intensive shiu, rritje të lumejve Drin dhe Buna…

PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET


Sipas llogaritjeve të IGJEO, përgjatë ditës së sotme (e enjte, dt.31) dhe ditës së nesërme (e premte, dt.01) priten reshje shumë intensive, fillimisht në qarqet Shkodër dhe Kukës, më pas ato do të shpërndahen në të gjithë territorin, por me intensitet më të ulët. Këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës. Mund të ketë vërshime lokale në përrenjtë malore, ose qendrat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.


Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike, dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.31) dhe nesër (e premte, dt.01) priten reshje shumë intensive në qarkun e Shkodrës, intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, ndërsa mesatare deri lokalisht intensive në qarqet e tjera. Në shumicen e qarqeve reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 16 °C
në vendet e ulëta: 11 / 16 °C
në vendet malore: 7 / 11 °C

ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.31) dhe (e premte, dt.01) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, ndërsa në bregdetin jugor deri shumë e fortë.