Identifikohet dhe shpallet në kërkim shkodrani, siguroi makinën në atèntátin ndaj Hekuran Billës…

Një tjetër shkodran duket se do të ketë telashe me drejtësinë. Bëhet fjalë për atë që mund të konsiderohet bashkëpunëtori i fundit në atèntátin ndaj Hekuran Billës në Tiranë.

Pas Viktor Markur, Adjola Lakra dhe Gjekson Pusi, policia bën me dije se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një qytetar nga Shkodra.

Sipas burimeve, ai ka patur rol në sigurimin e makinës nga ku u krye aatèntáti. Siç është e kuptueshme, për shkaqe të hetimit të çeshtjes, identiteti i shkodranit nuk bëhet i ditur. /Dosja.al/