I vunë tritol lokalit dhe i dogjën furgonin, zbardhet dëshmia e efektivit në Shkodër…

Ky është Ndrek Rrasa, efektivit në Shkodër, të cilit iu vendos tritol në biznesin e tij në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të kësaj të premteje në fshatin Grudë e Re.

Nga sa mësohet, autorët fillimisht i kanë vënë flakën furgonit të Ndrek Rrasës dhe më pas kanë shpërthyer edhe tritolin që i kishin vendosur tek lokali i tij.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve.

Në dëshminë tij, polici ka thënë se nuk ka asnjë konflikt, por dyshon se ngjarja ka ardhur për shkak të detyrës së tij.

“Kam qenë në punë në shërbim kur më kanë njoftuar për ngjarjen. Nuk kam asnjë konflikt me askënd perveç se për çështje pune si polic”, mësohet të ketë thënë efektivi. /abcnews.al