‘I ndarë në 6 pjesë’, mashtrimi me videon e Vis Martinajt, pamjet i përkasin bandave të Meksikës ku një anëtar torturohet me trapan…

Pretendimet për gjoja qarkullimin e një videoje të vrasjes së Ervis Martinajt janë një sajesë, duke shtuar më tej mjegullën mbi fatin e ish bosit të lojërave të fatit.

Fillimisht, ishte portali i Baton Haxhiut që njoftoi se Vis Martinaj ishte vrarë dhe ndarë në 6 pjesë, bazuar në burime. Më pas pati disa pretendime për qarkullimin e një videoje ku gjoja shfaqej Vis Martinaj në duart e armiqve në momentet e fundit të jetës.

Sipas këtij versioni, Martinaj ishte dorëzuar tek një skuadër me uniforma policie dhe se u lutej armiqve që t’i falnin jetën në këmbim të 50 milionë eurove. Fantazia shkonte më tej, ku armiqtë i kanë marrë paratë dhe më pas e kanë eliminuar fizikisht.

Viedoja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me Vis Martinajn. Në video shfaqet një anëtar i karteleve të drogës në Meksikë teksa torurohet nga grupi rival.

Anëtari i bandës rivale torturohet me trapan dhe më pas ndahet në 6 pjesë me motorrsharrë. Bandat meksikane filmojnë mizoritë e tyre për të ngjallur frikë tek rivalët.

Në video nuk jepet as fytyra e personit që është marrë peng dhe e gjithë pamja është e vagullt.

Arsyet e hedhjes në publik të lajmit mbi videon mund të jenë disa.

Sajesa mund të jetë bërë nga vetë Martinaj në funksion të inskenimit të zhdukjes, për t’i shpëtuar hakmarrjes së armiqve të shumtë.

Sajesa mund të jetë hedhur nga gazetarë të caktuar për ta bërë më intriguese dhe spektakolare historinë.

Por, videoja mund të jetë sajuar edhe nga kundërshtarët e tij për qëllime të caktuara.

Gjithsesi, blofi me videon nuk konfirmon asnjë version mbi fatin e Ervis Martinajt, as inskenimin dhe as eliminimin e mundshëm./prapaskena.com/