I morën jetën policit malazez, shqiptarët dërgohen të gjakosur dhe rreckosur në prokurori

Ata u kapën fillimisht pa dokumente nga dy policë malazezë, të cilët i morën në makinë për t’i dërguar në komisariat. Në makinë ishin ulur dy policët para dhe tre shqiptarët nga Malësia e Madhe në sediljet e pasme.

Në këtë moment, siç raportojnë mediat malazeze, dy djemtë Luan dhe Lulëzim Hasanaj bashkë me nënën e tyre Nure Hasanaj kanë shkëmbyer fillimisht disa fjalë shqip me njëri-tjetrin dhe më pas Luani ka nxjerrë armën duke qëlluar fillimisht në kokë policin Milutin Lekoviç.

Ai, shkruajnë mediat malazeze, tentoi të qëllonte edhe ndaj policit tjetër që ndodhej në makinë, por arma i ngeci.

Shqiptarët u arratisën më pas duke tentuar që të kalonin në Kroaci, por u kapën pas një shkëmbimi zjarri me policinë malazeze.

Sëfundmi kanë dalë pamjet e dërgimit të tyre në prokurori duke duket se janë me shenja të mëdha në trup dhe ecin me vështirësi.

Nuk dihet nëse shenjat u janë shkaktuar gjatë përplasjes me armë me policinë apo janë dhunuar më pas.