Hoxha:Reformë në botën e krimit,të rinjtë që po marrin drejtimin e bandave

Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion” deklaroi se ngjarjet e fundit kriminale që po ndodhin në vend janë shqetësuese dhe duhet të marrin vëmendjen që meritojnë.

Ai i krahasoi vrasjet e fundit në vend me një reformë që po ndodh në botën e krimit ndërsa kallashnikovin e krahasoi me vetingun në dorën e njerëzve të përfshirë në këtë botë.

Më tej ai tha se prej një viti e gjysmë disa të rinj po marrin drejtimin e grupeve kriminale kryesore në vend.

Jemi në një fazë që nga një anë e kemi mendjen tek reforma në drejtësi ndërsa nga ana tjetër në botën e krimit po ndodh reforma e vërtetë në drejtësi. Vetingu i tyre është kallashnikovi. Ka një vit e gjysmë që po ndodh një ndryshim rrënjësor në botën e krimit. Janë disa të rinj që po marrin drejtimin e grupeve që kanë dominuar gjatë këtyre viteve dhe kjo po ndodh nga Vlora deri në Shkodër.”, deklaroi Artan Hoxha. /Opinion.al