Historia e 14 vjeçarit i cili u ekzekutua në karrige elektrike dhe 70 vite më vonë u provua pafajësija e tij…

George Stinney, personi më i ri i dënuar me vdekje në shekullin e 20-të në Shtetet e Bashkuara.

Ai ishte vetëm 14 vjeç kur u ekzekutua me anë të një karrige elektrike.

Gjatë gjyqit të tij, deri në ditën e ekzekutimit të tij, ai gjithnjë mbante në duar një Bibël, duke pretenduar pafajësinë.
Ai u akuzua për vrasjen e dy vajzave të bardha, Betty 11 vjeç dhe Mary 7 vjeç, kufomat e të cilave u gjetën pranë shtëpisë ku adoleshenti banonte me prindërit e tij.

Në atë kohë të gjithë juristët ishin të bardhë. Gjyqi zgjati vetëm 2 orë dhe dënimi u dha 10 minuta më vonë.
Prindërit e fëmijës u kërcënuan dhe nuk lejuan t’i jepnin dhurata në sallën e gjyqit dhe pastaj se do t’i dëbonin nga ai qytet.

Para ekzekutimit, Xhorxh kaloi 81 ditë pa mundur të shihte prindërit e tij.
Ai u bllokua në një qeli të vetmuar, 80 km larg qytetit të tij. Ai u dëgjua vetëm pa praninë e prindërve të tij ose të një avokati.

Ai ishte elektrikuar me 5.380 volt në kokë.

70 vjet më vonë, pafajësia e tij u provua më në fund nga një gjykatës në Karolinën e Jugut. Rrezja me të cilën u vranë dy vajzat, peshonte më shumë se 19.07 kilogramë. Prandaj, ishte e pamundur që Stinney të ishte në gjendje ta ngrinte, e lëre më të jetë në gjendje të godiste aq sa duhet për të vrarë dy vajzat. Fëmija ishte i pafajshëm, dikush bëri të pamundurën për ta fajësuar vetëm se ishte i zi.

Stephen King u frymëzua nga ky rast për të shkruar librin e tij “Green Mile”, e cila u shfaq në kinema në 1999./RealitetiPost/