
Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë janë helmuar. Dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë ushqimi i konsumuar gjatë vaktit të drekës.
Autoritetet po kryejnë analiza dhe verifikime të hollësishme për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes. Rezultatet pritet të publikohen në njoftimin e ardhshëm.
Studentët e prekur po marrin trajtim mjekësor, ndërsa ende nuk bëhen me dije më shumë detaje.




