Grabitja në Vërmosh, policia e Shkodrës jep njoftimin për ngjarjen pas lajmit në media…

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 02.20, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, 2 persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit T. T., disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Më pas, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volkswagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit T. T. dhe janë larguar.

Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.