Grabitet bankë pranë stadiumit “Dinamo”, dyshohet me armë…

Shpërndaje

Një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit “Dinamo” është grabitur mesditën e sotme, dyshohet me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka hyrë në ambientet e bankës dhe i ka marrë një shumë parash një qytetari, i cili po kryente një depozitë në sportel.

Bëhet fjalë për një rast të ndodhur në degën e OTP Bank.

Shpërndaje