Goditet me sende të forta kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi…

Shpërndaje

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për Shkodrën, Ramir Haderi, është dhunuar mbrëmjen e sotme nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus, ku Haderi, teksa po lëvizte në këmbë është sulmuar nga disa persona që i janë afruar papritur.

Sipas informacioneve paraprake, ai është goditur me sende të forta, duke pësuar dëmtime në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Paraprakisht dyshohet se dhunimi mund të ketë lidhje me detyrën e tij si drejtues i AKU në Shkodër.

Shpërndaje