Gjykata vendos në favor të banorëve të Postribës për çështjen e lejes minerare…

Shpërndaje

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, banorët e Postribës kanë arritur një fitore në përballjen ligjore me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, lidhur me dhënien e një lejeje minerare për një subjekt privat.

Sipas pretendimeve të banorëve, kjo leje ishte dhënë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi gjatë kohës kur institucioni drejtohej nga Damian Gjiknuri. Ata gjithashtu kanë ngritur shqetësime se, edhe pse janë paraqitur pretendime për shkelje, institucioni nuk ka ndërmarrë masa për revokimin e saj gjatë drejtimit nga Belinda Balluku.

Banorët kanë argumentuar se aktiviteti minerar ka sjellë pasoja në mjedis dhe në shëndetin e komunitetit.Pavarësisht vështirësive, ata ndoqën rrugën ligjore, duke u angazhuar si në gjykatë ashtu edhe në organet e drejtësisë, me synimin për të mbrojtur interesat e tyre dhe të zonës ku jetojnë.

Shpërndaje