
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për autorin e masakrës në Shkodër, Ragip Gila.
Ai akuzohet për vrasjen e Armando Palit dhe Liridon Kraja (Lushi), si dhe plagosjen e Erogen Vaso (Brajoviq) dhe të Meri Kaceri.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 8 shtatorit, në ambientet e jashtme të një lokali pranë Bashkisë Shkodër.
Gila do njihet me masën e sigurisë, teksa prokuror i çështjës është Pjerin Çukaj.




