Gjykata e Shkodres vendos “Arrest me Burg” për Gjovalin Shkambin…

Shpërndaje

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjovalin Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i cili të hënën e 6 Tetorit qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë Gjovalin Shkambi teksa ishte duke u pyetur nga gazetarët, ka kërcëeënuar se ata që do të dënojnë nipin e tij, do të kënë të njjëjtin fat me gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja. “Plumba kush e dënon”, është shprehur ai.

Shkambi u arrestua menjëherë pas deklaratës kërcënuese nga policia e Shkodrës. Familjarët e tij kanë kërkuar falje dhe janë shprehur se ishte i tronditur në momentet kur ka bëre deklaratën.

Shpërndaje