GJKKO çon për gjykim kryebashkiakun e Vau Dejës, Kristian Shkreli…

Shpërndaje

GJKKO ka dërguar për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili akuzohet për korrupsion aktiv gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Hetimet e SPAK tregojnë se, në prag të votimeve, Shkreli dyshohet se u ka premtuar dhe ofruar përfitime materiale banorëve të fshatit Stajkë, me qëllim sigurimin e votave për Partinë Socialdemokrate. Sipas prokurorisë, ai ka përdorur kërkesat e komunitetit për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike, duke realizuar investimin pikërisht gjatë fushatës.

Pak ditë përpara zgjedhjeve, SPAK i sekuestroi kryebashkiakut edhe telefonin celular si pjesë e hetimeve.

Shpërndaje