
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Malësi të Madhe, ku rreth orës 10:30, në fshatin Kalldrun, është gjetur në liqen trupi i pajetë i një 85-vjeçareje. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se e moshuara është vetëmbytur.
Ka qenë vajza e saj ajo që ka kallëzuar se 85-vjeçarja ishte larguar nga banesa një ditë më parë dhe vuante nga skleroza.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.




