Genta Sula: “Hapja e dosjeve të krerëve të politikës jo mjaftueshëm”…

0
34

Hapja e dosjeve ose verifikimi i figurës nuk po bëhet mjaftueshëm për të gjithë krerët e lartë të politikës shqiptare apo atyre që janë në pozicione drejtuese.

Një gjë të tillë e pranon edhe vetë drejtorja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula e cila ishte edhe në muzeun e dëshmisë dhe kujtesës në Shkodër.

Ka nga ata institucione që pasi informohen mbi figurën e një personi që ka patur lidhje me sigurimin e shtetit në regjimin monist mbahen në punë.

Megjithatë ka edhe shumë raste të tjera thotë drejtorja Sula kur persona të ndryshëm tërhiqen duke e ditur të kaluarën që kanë patur

Përveç krerëve të lartë tashmë ka një rritje të konsiderueshme të individëve që kërkojnë dosjet apo edhe studimeve akademike.

Autoriteti i Dosjeve tashmë ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës dhe tashmë qytetarët mund të drejtohen edhe tek muzeu për informacion apo edhe të aplikuar lidhur me dosjet e sigurimit pa patur nevojë të shkojnë drejt Tiranës.

Ende ka shumë histori që kanë mbetur mister të mijëra familjeve shkodrane që u persekutuan nga regjimi monist dhe që tashmë kanë një mundësi për të kërkuar dosjet e tyre edhe pse shumë prej fakteve mund të jenë zhdukur gjatë viteve nga arkivat.

PËRGJIGJU