“Fundjave Ndryshe” 45 ton ndihma për qarkun e Shkodrës…

45 ton ndihma ushqimore kanë ardhur ditën e sotme për bashkitë e qarkut Shkodër nga fondacioni “Fundjave Ndryshe” në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes. E pranishme në këtë shpërndarje të pakove ushqimore, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka tregon se kjo ndihmë do të jetë e vazhdueshme për të gjitha familjet në nevojë.

Kjo eshte hera e parë që në qarkun Shkdoër ndahet një sasi e tillë ushqimesh për familjet në nevojë që prej përhapjes zyrtarë të koronavirusit, një muaj më parë.