Fshati Zogaj, thesari turistik mes madhështisë natyrore dhe freskisë së alpeve…

Nëse do më duhej të vija gishtin në fshatin më të bukur në rrethin e Shkodrës, zgjedhja do ishtë symbyllurazi për mua. Do tregoja më gisht “Zogajn”, një copë e vogël parajse.

Ajo ngjan me fshatrat turistik të Francës, në njërën anë ka hijeshinë e malit të Taraboshit e në krahun tjetër ujrat e kaltër të liqenit të Shkodrës. Rruga e ngushtë gjarpëruese me ajrin që të mbush mushkeritë preferohet nga të apasionuarit pas biçikletave që në Shkodër sigurisht nuk mungojnë.  Kjo pasi Zogaj është vëtëm 4 deri në 5 km larg nga qyteti i shkodrës, dhe kufizohet më Shirokën turistike dhe fshatin kufitar të Krajës në Malin e Zi.

Automjetet duhet të bëjnë pak durim pasi dy makina nuk mund të ndërrohën, por rruga ka xhepa të shumtë në ansore e tashmë shofët kanë kodin e tyre të solidaritetit.

Shtëpitë kanë mbetur modeste , por pamja piktoreske i shtohet nga shkallat e gurta të lyera me gëlqere me në krye pemë të cilat i ngjajnë pikturave por që dora e njeriut i ka krijuar.

Peshkimi është lënda e parë e jetesës, burim të pashtershëm qe vetë perëndia dhe natyra ia ka sjellë në derë, por që banorët nga femijët gratë të rinjtë dhe burrat , asnjëri nuk ia ka kthyer shpinën.

Në Zogaj çdo shtëpi e ka një pëshkatar dhe emigrimi nuk ka qënë asnjëherë i lakmueshëm për këto banorë.

Gratë e Zogajve kanë zhvilluar një traditë të hershme por që tashmë ka marrë trajtën e sipërmarrjeve. Gratë janë bashkuar së bashku dhe prodhojnë qilima. Zogaj është një zonë e cila nuk ofron shumë mundësi punësimi për gratë, kështu që ndër të vetmet mundësi punësimi është puna artizanale, kryesisht thurja e qilimave. Gratë duararta turin qilimat,torbat,sexhadet si dhe mbulesat e krevateve të gjitha të punuara me dorë, disa të punuara vetë e disa të trasheguara ndër vite. Kërkesat janë të shumta, sidomos nga tregu jashtë vendit.

Fshati Zogaj mbetet në thelb një vend për tu vizituar jo vetëm për të shijuar një tavë krapi në lokalet e kendshmë përgjatë vijës liqenore, por edhë për të  pushuar disa ditë në shtëpiat e pushimit atje. Cmimet e favorshem , vlerat kurative për përsonat që vuajnë nga astma, alergjitë dhe kushtet klimaterike , mikpritja e banorëve vendas dhe pamja magjepsësë  janë arsye bindëse përse duhët të pushosh në Zogaj.