Frika nga covid, Trump kërkon pezullimin e emigrimit në SHBA

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të pezullojë përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara.

Këtë vendim e ka marrë pasi vendi po lufton me pandeminë e koronavirusit që shkakton probleme shëndetësore dhe ekonomike.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në Twitter ku shkroi: “Në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve të mëdhenj amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara!”

Është ende e paqartë se cfarë mekanizmi do të përdorë për të pezulluar emigracionin, sa do të zgjasë pezullimi dhe çfarë efekti do të ketë në funksionimin e vendkalimeve kufitare në SHBA dhe mbi ata që tashmë kanë leje qëndrimi.